Bota

Dy kroçere në Azi kthehen në karantinë, mbi 7000 pasagjerë të bllokuar

7 Shkurt 2020, 07:54 Nga DOSJA
Dy kroçere në Azi kthehen në karantinë, mbi 7000

AZI– Dy anije lundrimi janë kthyer në karantinë në Azi në mes të shpërthimit të koronavirusit, duke bllokuar më shumë se 7,000 pasagjerë .

Më shumë se 7,300 njerëz janë duke u mjekuar në dy anije lundrimi në Hong Kong dhe Japoni, pasi persona të infektuar ishin identifikuar brenda anijeve.

Njerëzit që ndodhen në të dy anijet po ju nënshtrohen trajtimeve dhe testeve për Koronavirus, pasi dyshohen që disa persona kanë simptoma të dyshimta për virusin që është përhapur shpejt në të gjithë territorin e Kinës dhe më gjerë.

Shqetësimet për infeksionin e mundshëm midis mijëra pasagjerëve në det, ekspozojnë ndjeshmërinë e anijeve të lundrimit ndaj sëmundjeve virale, si koronavirusi. Kjo gjendje gjithashtu ngre pyetje në lidhje me qëndrueshmërinë e industrisë së lundrimit.

Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj koronavirusit në Wuhan, ku Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinës ka deklaruar se 80% e të gjitha vdekjeve në Kinë  ishin mbi moshën 60-vejeçare.

Që nga e mërkura në mbrëmje, 33 njerëz që punonin në anije pretenduan se kishin zhvilluar simptoma të infeksioneve. Tre prej tyre kishin ethe dhe u dërguan në spital për t’u izoluar në zonën e të infektuarve.

Testet për 32 nga anëtarët e ekuipazhit rezultuan negativë , dhe i fundit ende është në pritje.

Përhapja e koronavirusit ka vrarë 630 njerëz dhe ka infektuar mbi 31,000, ku  shumica dërrmuese janë në Kinë. Jashtë territorit të Kinës, virusi  është përhapur në mbi 25 vende, duke lënë dy vitkima.

Kompanitë e lundrimit në të gjithë botën janë zotuar të miratojnë masa shtesë për të mbrojtur klientët  e tyre nga infeksioni.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 27 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 630 te vdekur ne kine dy anije te bllokuara ne azi koronavirusi në kinë virusi ne kine 630 te vdekur ne kine dy anije te bllokuara ne azi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll