Bota

Rritet bilanci i viktimave në Kinë/ 630 të vdekur dhe mbi 31 mijë të infektuar, misteri për vdekjen e mjekut, nis kontroll

7 Shkurt 2020, 07:28 Nga DOSJA
Rritet bilanci i viktimave në Kinë/ 630 të vdekur dhe mbi 31

KINË– Koronavirusi në Kinë po merr me qindra jetë njerëzish, ndërsa të prekur brenda Kinës dhe jashtë saj janë konfirmuar mbi 31 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në  630.

Sipas mediave të huaja, ditën e sotme numri i vitkimave nga Koronavirusi në Kinë ka arritur në 630, një numër relativisht i lartë. Ndërsa të infektuar janë mbi 31 mijë njerëz në disa vende të botës.

Ky virus që po përhapet me ritme shumë të shpejta, ka përfshirë nga paniku edhe vende të tjera nëpër botë, pasi sipas ekspertëve është një ndër viruset që përhapet lehtë dhe shpejt nga njeriu në njeri.

Për shkak të këtij virusi ka humbur jetën edhe mjeku okulist që denoncoi i pari rastin e përhapjes së këtij virusi në Kinë.

Dy bebe të porsalindura në Wuhan, Kinë, janë infektuar me koronavirus, sipas transmetuesit shtetëror të Kinës CCTV. Foshnja më e vogël u diagnostikua pas 30 orëve që kishte ardhur në jetë.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 28 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll