SHBA-Disa orë pasi e tregoi të njëjtën gazetë para të pranishmëve në Mëngjesin e Lutjeve, zoti Trump bëri të njëjtën gjë përpara se të niste fjalimin në Shtëpinë e Bardhë rreth asaj që e cilësoi një “festë” mbi lirimin e tij nga akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Zoti Trump këmbënguli jo për herë të parë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe, duke shtuar se: “ne kaluam padrejtësisht nëpër një situatë tejet të vështirë“.
Gjatë ceremonisë së përvitshme Mëngjesi i Lutjeve Presidenti Donald Trump, i cili përballet me një fushatë të ashpër për t’u rizgjedhur i quajti “të pandershëm dhe të korruptuar” demokratët të cilët u përpoqën ta shkarkojnë, ndërkohë që akuzoi disa prej armiqve të tij politikë se kanë përdorur fenë për të justifikuar veprimet e tyre të gabuara. Megjithëse nuk e përmendi me emër zoti Trump i referohej senatorit republikan Mitt Romney, lidhur me votën e tij pro akuzës për abuzim me detyrën.
“Siç e dinë të gjithë“, – tha Presidenti Trump, – familja ime, vendi ynë i shkëlqyer dhe Presidenti juaj u vu në një provë të tmerrshme nga disa njerëz shumë të pandershëm dhe të korruptuar”. “Ata bënë gjithçka ishte e mundur për të na shkatërruar dhe duke vepruar kështu e dëmtuan shumë vendin tonë”, tha Presidenti Trump.
Të merkurën në një votim kryesisht në linja partiake, Senati e liroi Presidentin Trump nga akuzat për shpërdorim detyre dhe pengim të Kongresit, duke votuar kundër shkarkimit të tij.
Presidenti Trump po kandidon për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor dhe gëzon mbështetje të fortë nga të krishterët ungjillorë dhe katolikët konservatorë. Pa përmendur emra, ai kritikoi disa nga kundërshtarët e tij se përdorën besimin fetar për të justifikuar veprimet e tyre gjatë procesit në Senat.
Senatori republikan Mitt Romney, i cili është mormon, përmendi besimin e tij fetar kur votoi për shkarkimin e Presidentit Trump në Senat nën akuzën për shpërdorim pushteti.
Pas votimit në Senat, demokratët duket se janë të pasigurtë për hapat e tyre të ardhshme në hetimet kundër Presidentit.
KINË– Koronavirusi në Kinë po merr me qindra jetë njerëzish, ndërsa të prekur brenda Kinës dhe jashtë saj janë konfirmuar mbi 31 mijë, ndërsa numri i të vd...
KINË- Spitali i Wuhan-it tha se Li Wenliang është në gjendje kritike dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.Ditën e djeshme në mediat e h...
KENYA– Liqeni i Bogorias ka sjellë një pamje fantastike të mbushur me flamingo me ngjyrë të trëndafiltë dhe e gjitha kjo nuk duhet humbur.Për të parë flamingot ...
KOSOVË- Ambasadori i Austrisë në Kosovë Christoph Ëeidinger, ka vënë në siklet Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.Ata kanë zhvilluar sot një taki...
KINË– Sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit, e cila u zbulua fillimisht në provincën e Wuhanit është kthyer në një emergjencë globale dhe mjekët e k...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen...
GREQI– Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar pas pesë vitesh në Plagiari, në Selanik,pasi akuzohet për vrasje dhe grabitje me dhunë.Së bashku me bashkëp...
BRAZIL– Një video tronditëse ka parë “dritën” e publikimit dhe ka shokuar mbarë opinionin publik. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, një 32-vje&cced...