Bota

Foto të dhimbshme, mjekët në Kinë tjetërsohen nga maskat dhe orët e gjata të punës

6 Shkurt 2020, 18:10 Nga DOSJA
Foto të dhimbshme, mjekët në Kinë tjetërsohen nga

KINË– Sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit, e cila u zbulua fillimisht në provincën e Wuhanit është kthyer në një emergjencë globale dhe mjekët e këtij vendi janë të vetmit të cilët kanë qëndruar natë e ditë mbi kokat e pacientëve të prekur.

Nëpërmjet disa fotove të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet qartë se ata janë të rraskapitur pasi dhe fytyrat e tyre kanë marrë deformime të lëkurës. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale, tregojnë mjekë me shenja të dhimbshme në lëkurën e tyre nga veshja e rëndë dhe maskat që kanë vënë ​​në fytyrë për t’u mbrojtur nga sëmundja vdekjeprurëse.

Mediat e huaja shkruajnë se mjekët e Wuhanit janë larguar nga familjet e tyre dhe nga rraskapitja ata i ze gjumi në karrige ose dysheme para se të fillojnë turnin tjetër. Po ashtu ata kanë shtuar se atyre nuk  kanë kohë as të hanë dhe as të ndërrohen.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 562 personave dhe ka prekur mbi 28 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 24 mijë ditën e djeshme sot raportohen 28 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë mjeket ne kine rreziku nga koronavirusi koronavirusi në kinë mjeket ne kine rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll