Bota

VIDEOJA horror “trondit” rrjetin/ Vajza i zë frymën nënës, tenton ta vrasë në spital, e kishte lodhur me sëmundjen e

6 Shkurt 2020, 15:53 Nga DOSJA
VIDEOJA horror “trondit” rrjetin/ Vajza i zë frymën

BRAZIL– Një video tronditëse ka parë “dritën” e publikimit dhe ka shokuar mbarë opinionin publik. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, një 32-vjeçare ka tentuar që të vrasë nënën e saj të sëmurë në spital.

68-vjeçarja ishte shtruar në spital që prej 19 janarit dhe po merrte kurën e përcaktuar nga mjekët për të. Por mesa duket të bijës i kishte ardhur në majë të hundës…dhe për këtë aryse kishte vendosur që ta mbyste të ëmën.

Teksa Luciana Paula, e cila u arrestua më pas nga policia, po kryente aktin e tmerrshëm ndaj nënës së saj, pacienti i dhomës përballë ka filmuar gjithçka.

E reja u arrestua menjëherë për tentativë vrasjeje, ndërsa 68-vjeçarja e cila vuante nga embolia pulmonare, u transferua në kujdesin intensiv. Nga ana e saj, 32-vjeçarja ka mohuar gjithë kohën se ishte përpjekur që ta vriste nënën e saj, por videoja është e pakundërshtueshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brazil vajza tenton te vrase nenen brazil vajza tenton te vrase nenen

Sondazh

Poll