Bota

Vrau të moshuarin në Selanik, bie në pranga shqiptari, në shtëpinë e grekut ndodhej motra e sëmurë

6 Shkurt 2020, 16:33 Nga DOSJA
Vrau të moshuarin në Selanik, bie në pranga shqiptari, në

GREQI– Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar pas pesë vitesh në Plagiari, në Selanik,pasi akuzohet për vrasje dhe grabitje me dhunë.

Së bashku me bashkëpunuesin e tij, i arrestuari ka dhunuar për vdekje 85-vjeçarin vendas, pasi ai nuk pranonte që t’i jepte paratë. Ai u identifikua si një nga autorët e vrasjes së 85-vjeçarit nga Zyrtarët e Departamentit të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut, duke marrë dhe një urdhër arresti me 15 gusht të vitit 2015.

Në derën e shtëpisë kanë gjetur gjurmë të mjeteve të rënda, ndërsa viktima ka pasur lëndime në kokë.

Sipas mediave greke mësohet se i moshuari kishte pasur një sasi të madhe parash, ndërkohë që në momentin kur ka ndodhur vrasja, brenda shtëpisë ishte dhe motra e tij e sëmurë, që këta të fundit nuk e kishin vënë re.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota plagiari policia greke plagiari policia greke

Sondazh

Poll