Bota

Kurti kryeministri i ri i Kosovës, Vuçiç ka një mesazh: Albin, kemi nënshkruar 48 marrëveshje dhe jo 33!

6 Shkurt 2020, 17:19 Nga DOSJA
Kurti kryeministri i ri i Kosovës, Vuçiç ka një mesazh:

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp bashkë me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka folur rreth çështjes së dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç ka risjellë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën, duke hedhur poshtë atë që ka thënë kryeministri i ri, Albin Kurti.  Në fjalën e tij, presidenti tha se mes Serbisë dhe Kosovës janë nënshkruar gjithsej 48 marrëveshje dhe jo 33, sa ka deklaruar Kurti.

“Kam dëgjuar që kryeministri i ri në Prishtinë ka thënë se kemi 33 marrëveshje, dua ta informoj se kemi 48 marrëveshje. Është detaj që ai duhet ta dijë të paktën nëse është gati për bisedime me ne”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Sa i përket bashkëpunimit me Kurtin, kreu i shtetit serb është shprehur se ëshët besimplotë që do të ketë raporte më të mira sesa me paraardhësin e tij, Ramush Haradinajn.

 “Unë jam realist dhe shumë pragmatik. Shpresoj se do të kemi diskutime serioze me njerëz të përgjegjshëm.”

Gjatë konferencës për shtyp, Vuçiç nuk ka harruar as pa përmendur edhe humbjet në ekonomi si pasojë e taksës 100 % ndaj mallrave serbe.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic olivér várhelyi albin kurti aleksander vucic olivér várhelyi

Sondazh

Poll