Bota

Vdes nga Koronavirusi mjeku Li Wenliang, i pari që e zbuloi atë

7 Shkurt 2020, 07:19 Nga DOSJA
Vdes nga Koronavirusi mjeku Li Wenliang, i pari që e zbuloi atë

KINË- Spitali i Wuhan-it tha se Li Wenliang është në gjendje kritike dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

Ditën e djeshme në mediat e huaja është raportuar se mjeku kinez i cili njoftoi miqtë e tij 10 para se po përhapet një virus vdekje prurës, ka humbur jetën si shkak i Koronavirusit pasi prej ditësh u tha që edhe ai vet ishte infektuar.

Ndërsa mjekët thanë se Li Wenliang ishte në gjendje kritike për jetën e nuk i bëri ballë virusit.

Li Wenliang, ishte mjeku i parë që zbuloi virusin kinez, duke u bërë edhe viktima e radhës e virusit vdekjeprurës.

Li u akuzua se kishte përhapur panik te qytetarët, ndërsa policia e kishte në vëzhgim për përhapje të lajmeve të rreme. Por më vonë, autoritetet lokale i kërkuan falje, pasi OBSH shpalli emergjencën globale.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 24 mijë ditën e djeshme sot raportohen 28 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë li wenliang vdes mjeku kinez virusi ne kine koronavirusi në kinë li wenliang vdes mjeku kinez virusi ne kine

Sondazh

Poll