Aktualitet

EMRAT/ Me kartela të kuqe Interpoli e të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në dy shqiptarët në Angli

Sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës së ekstradimeve në Londër, një prej të ndaluarve është Eduart Elezi, 28 vjeç, i kërkuar nga autoritetet gjermane. Për të, Gjermania kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtare, që u ekzekutua nga skuadra e ekstradimeve e Metropolitan Police në Londër.

22 Tetor 2025, 18:44 Nga E.d
EMRAT/ Me kartela të kuqe Interpoli e të shpallur në kërkim
Foto ilustruse

ANGLI - Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po përballen me procedura ekstradimi në Shqipëri dhe Gjermani. Sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës së ekstradimeve në Londër, një prej të ndaluarve është Eduart Elezi, 28 vjeç, i kërkuar nga autoritetet gjermane. Për të, Gjermania kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtare, që u ekzekutua nga skuadra e ekstradimeve e Metropolitan Police në Londër.

Elezi akuzohet për përfshirje në kultivim të lëndëve narkotike (kanabis). Seanca e radhës për ekstradimin e tij është caktuar për 16 shkurt 2026. Në të njëjtën gjykatë është paraqitur edhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, i kërkuar nga Interpol Tirana për kultivim të kanabisit në Shqipëri. Ai u arrestua gjithashtu nga autoritetet britanike në Londër.

Megjithatë, përpara se të vazhdojë procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, Hoxha do të përballet fillimisht me drejtësinë britanike. Më 20 nëntor 2025, ai do të dalë në gjykatën e Manchester-it, ku do të mësohet masa e dënimit për një vepër penale të kryer në territorin anglez./Dosja.al

dy shqiptarë angli manchester

Sondazh

Poll