22 Tetor 2025, 15:16
Nga M.L
Ervis Martinaj
LEZHË- Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për të shpallur djalin e tij si person të zhdukur. Ervis Martinaj, një emër i njohur për publikun dhe mediat, rezulton i zhdukur prej rreth tre vitesh. Ai dyshohet se është parë për herë të fundit në gusht të vitit 2022, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tij mbeten ende të paqarta.
Kërkesa e babait të Ervis Martinajt
Kërkesa në gjykatë:
Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.
KËRKUES Mustafa Martinaj
Ervis Martinaj, i cilësuar për vite me radhë si “mbreti i bixhozit” në Shqipëri, ishte një biznesmen i fuqishëm në sektorin e lojërave të fatit dhe basteve sportive. Ai ishte themelues i kompanive të mëdha si “King Casino” dhe “Albania Baste Live”, duke ndërtuar një perandori financiare që u bë shënjestër e autoriteteve ligjzbatuese për pastrim parash, veprimtari të paligjshme dhe lidhje me botën e krimit të organizuar.
Përveç përfshirjes në biznese të dyshimta, emri i tij lidhet edhe me disa ngjarje kriminale, përfshirë përplasjen me armë në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku një person mbeti i vrarë dhe vetë Martinaj u plagos. Prej asaj kohe, ai ishte në qendër të vëmendjes mediatike dhe të hetimeve të vazhdueshme nga policia dhe SPAK.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022. Kontakti i fundit i dokumentuar ishte më 8 gusht të atij viti, kur u pa për herë të fundit në një zonë të Tiranës, duke u larguar me një automjet luksoz. Kamera sigurie e kanë filmuar pranë zonës së “Zogut të Zi”, ndërsa që nga ajo ditë, asnjë informacion i besueshëm nuk është dhënë për vendndodhjen apo fatin e tij.
Dy janë pistat kryesore që janë shqyrtuar nga autoritetet: mundësia që Martinaj të jetë vrarë nga grupe kriminale kundërshtare, apo që ai të ketë inskenuar zhdukjen për t’i shpëtuar ndjekjes penale dhe hakmarrjeve. Megjithatë, hetimet nuk kanë arritur të sjellin prova përfundimtare për asnjërën prej tyre, ndërsa familjarët e tij kanë pretenduar se ai është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur.
Pas zhdukjes së tij, SPAK ka nisur një sërë hetimesh financiare dhe ka sekuestruar pasuri të shumta të lidhura me Martinajn dhe të afërmit e tij, përfshirë prona, llogari bankare dhe biznese me vlera që kapin miliona euro./ Dosja.al
mustafa martinaj ervis martinaj
Aktualitet
22 Tetor 2025, 15:07
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Pë...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 15:03
M.L
Ulian Barjami, foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Uljan Bajrami, pas refuzimeve të Prokurorisë së ...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 14:44
E. D
Mimoza Kaçi
TIRANË- Drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi njoftoi ditën e sotme se nga 1 janari i vitit të ardhshëm d...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 14:29
E. D
AMP
KAVAJË- Pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë Durrës dhe AMP janë ekzekutuar masat e sigurisë pë...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 14:18
E. D
Flori Paluçi
DURRËS- Personi që shihni në foto është Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë m&e...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 14:09
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Pamjet brenda lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Durrës janë publikuar. Siç shihet ...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 13:27
E. D
Mirjana Çokaj
SHKODËR- Prokuroria ka nisur hetimet ditën e sotme për Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në nj&...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 13:27
E.d
Foto ilustruse
DELVINË- Kryetari i bashkisë së Delvinës ka deklaruar sot se është mbyllur vlerësimi i dëmeve të...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 12:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Polica ka goditur një rast tjetër prostitucioni në kryeqytet. Ditën e sotme policia ka arrestaur një 2...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 11:56
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona të pandehur për korrupsion dhe ndikim t&e...