Aktualitet

EMRAT/ Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga detyra 4 policë në Kavajë

Hetimi ka zbuluar se këta punonjës policie, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle të duhura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që në zonën e mbulimit të tyre të kultivoheshin 550 bimë narkotike.

22 Tetor 2025, 14:29 Nga E. D
EMRAT/ Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga
AMP 

KAVAJË- Pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë Durrës dhe AMP janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër punonjës të Policisë, duke i pezulluar ata nga detyra. Hetimi ka zbuluar se këta punonjës policie, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle të duhura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që në zonën e mbulimit të tyre të kultivoheshin 550 bimë narkotike.

Policët e pezulluar nga puna:

Afrim Meçe, Komisar dhe Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Shef Seksioni në Komisariatin e Divjakë,

Edlir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë,

Rosario Çollaku, Inspektor dhe N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Trupë Shërbimi në Seksionin e Qarkullimit Kavajë,

Saimir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Njoftimi: 

Kavajë - AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë.

Komisar A. M., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier./Dosja.al

amp 

Sondazh

Poll