Aktualitet

EMRAT/ Nga Saranda në Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj! Shpërndahen në 11 në Gjykata të vendit

Gjyqtarët e rinj janë caktuar në gjykatat e qyteteve Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës dhe Lezhë, ndërsa një pjesë tjetër do të shërbejë në disa nga gjykatat më të ngarkuara të vendit, për të lehtësuar barrën e dosjeve në to.

22 Tetor 2025, 15:24 Nga M.L
EMRAT/ Nga Saranda në Shkodër, Këshilli i Lartë
Foto ilustruese

TIRANA-  Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar sot shpërndarjen në detyrë të 42 gjyqtarëve të rinj, të cilët do të ushtrojnë funksionin e tyre në 11 gjykata të juridiksionit të përgjithshëm në vend. Gjyqtarët e rinj janë caktuar në gjykatat e qyteteve Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës dhe Lezhë, ndërsa një pjesë tjetër do të shërbejë në disa nga gjykatat më të ngarkuara të vendit, për të lehtësuar barrën e dosjeve në to.

Emërimi i tyre si gjyqtarë është kryer më 31 korrik 2025, por caktimi konkret në gjykata është realizuar sot, pas gati tre muajsh nga përfundimi i procedurës së emërimit. Ceremonia zyrtare e betimit të gjyqtarëve të rinj pritet të zhvillohet ditën e nesërme, ku ata do të japin zotimin për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Njoftimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas gati 3 muajsh. Ceremonia e betimit pritet të bëhet nesër.

Shpërndarja e gjyqtarëve është si më poshtë: i) tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; ii) shtatë pozicione e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, iii) shtatë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; iv) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; v) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

vi) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës; vii) katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë; viii)një pozicion në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; ix) pesë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; x) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; xi) shtatë pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

Prej vettingut, gjykatave në vend që sipas organikës duhet të kishin 417 gjyqtarë kanë vetëm 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265. Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve efiktivisht në detyrë shkon në 307, ndërsa i të emëruarve shkon 350. Mbeten ende edhe 67 vende vakante në gjykata.

Shpërndarja e magjistratëve në 11 gjykata:

-3 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

-7 në Elbasan

-7 në Fier

-2 në Gjirokastër

-2 në Korçë

-2 në Kukës

-4 në Lezhë

-1 në Sarandë

-5 në Shkodër

-2 në Vlorë

-7 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për caktimin në pozicion të gjyqtarëve të emëruar më datë 31.07.2025, si më poshtë:

znj. Ilva Hamzaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

znj. Enxhi Konini në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Denis Frroku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Artur Prenga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

znj. Dorina Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Embro Ahmetaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

z. Klaudio Gica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Bruno Hoxha në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

z. Etien Isak në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

znj. Drenica Demiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

znj. Lorela Kadra në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

z. Enea Sheqi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Ilda Shebegu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

znj. Renata Kocaqi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

z. Artili Mandro në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Elisabeta Nezaj (Muja) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

znj. Migena Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

z. Artenis Hysi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

znj. Majlinda Myftaraj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Elidjana Bregu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

z. Taulant Liço në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj.Valentina Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Bora Shaholli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Migena Kurti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Kejsi Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Eueda Toska në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

z. Alfred Vokrri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Elkida Olldashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

z. Emiljano Hajna në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Zamira Lila në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Ketjona Kaçupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

z. Albert Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

znj. Ermira Shkreta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Jola Sado në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Laida Dyrmishi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

z. Ferdi Grapshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;

znj. Suzana Cena në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;

znj. Elarinda Xhindi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

z. Gentjan Sallahu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

z. Donald Kota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;

z. Arnaldo Biçoku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;

znj. Romena Qamo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër./ Dosja.al

këshilli i lartë gjyqësor

Sondazh

Poll