Aktualitet

Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale! Me urdhër të GJKKO, konfiskohen mbi 15 mijë m2 truall në Shëngjin

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për sipërfaqe të tipit “arë” me një total prej 15,028 metrash katrorë, të ndodhura në dy zona me potencial të lartë zhvillimi.

22 Tetor 2025, 16:29 Nga M.L
Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale! Me urdhër
Foto ilustruese

LEZHË- Policia e Lezhës ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke konfiskuar 7 pasuri të paluajtshme të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për sipërfaqe të tipit “arë” me një total prej 15,028 metrash katrorë, të ndodhura në dy zona me potencial të lartë zhvillimi.

Dy nga parcelat e konfiskuara ndodhen në bregun e lumit Drin, një zonë me interes të shtuar ekonomik dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Pesë parcelat e tjera ndodhen në Ishull Shëngjin, një nga zonat më të kërkuara bregdetare të veriut, e konsideruar me rëndësi për turizmin dhe investimet në fushën e pasurive të paluajtshme.

NJOFTIMI:

Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin. Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin./ Dosja.al

gjkko shengjin

Sondazh

Poll