Aktualitet

"Nga 1 janari 2026 sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish"/ Drejtuesja e AMF-së: Kush ka bërë aksidente siguracion më të lartë

Gjatë fjalës së saj, Kaçi shpjegoi se të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër.

22 Tetor 2025, 14:44 Nga E. D
"Nga 1 janari 2026 sigurimi i makinës do të ndryshojë
Mimoza Kaçi

TIRANË- Drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi njoftoi ditën e sotme se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Gjatë fjalës së saj, Kaçi shpjegoi se të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër.

“Cilit modeli Evropian i jeni referuar për të miratuar rregulloren e faktorëve të riskut për sigurimin e mjeteve, bonus-malus? Apo është një rregullore shqiptare që ka probleme dhe arritje? Pse ne kemi vetëm 3 klasa, dhe kemi koeficiente në disa raste shumë të ulët, dhe në disa të tjera në anormalitet?”, pyeti Braçe.

“Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi. Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri. Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, u përgjigj drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi./Dosja.al

mimoza kaçi

Sondazh

Poll