Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Sarandë–Skërficë/ Automjeti përmbyset në mes të rrugës, drejtuesi humbi kontrollin

Një automjet, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin gjatë drejtimit të tij, është përbysur në mes të aksit rrugor.

22 Tetor 2025, 15:55 Nga E.d
Aksident rrugor në aksin Sarandë–Skërficë/ Automjeti
Foto ilustruse

SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Skërfic, pranë fshatit Senicë. Një automjet, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin gjatë drejtimit të tij, është përbysur në mes të aksit rrugor. Automjeti tip Toyota drejtohej nga 50-vjeçari Alton Zhuli.

Sipas informacioneve paraprake, mësoohet se nuk ka të lënduar si pasojë e aksidentit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka kryer testin e alkoolit mbi drejtuesin e automjetit. Testi ka dhënë rezultate negative dhe polica ka përjashtuar konsumimin e alkoolit si shkak të mundshëm të aksidentit. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e akidentit./Dosja.al

sarandë–skërfic senicë aksident rrugor

Sondazh

Poll