All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

1 milion euro fermë brenda Universitetit Bujqësor, Rama-studentëve: Një makineri fitimprurëse

15 Mars 2019, 11:19 Nga DOSJA
1 milion euro fermë brenda Universitetit Bujqësor,
All - Paragraf - 1

TIRANË– Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë fermën e tij të parë didaktike, e cila do të kryejë funksionet e saj të mirëfillta dhe do të jetë në funksion të studentëve dhe pedagogëve duke shërbyer si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë.

Qeveria ka kaluar një fond prej 1 milion eurosh në shërbim të këtij projekti. Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku në një takim me studentë dhe drejtues të Universitetit tha se ndërtimi i fermës do të realizohet në kuadër të angazhimeve për Paktin për Universitetin.

Rama theksoi se përmes kësaj ferme, do të sigurohen të ardhura për vetë universitetin. Në fjalën e tij kryeministri tha gjithashtu se projekti i ndërtimit të fermës përfshin sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve.

Fjala e kryeministrit Edi Rama

Sot dëshiroja shumë të isha këtu, sepse besoj që është një moment i rëndësishëm, realizimi i një kërkese të kahershme të rektorit të universitetit, por dhe plotësimi i një nevoje shumë të vjetër të këtij universiteti, për ndërtimin e fermës didaktike. Më vjen shumë mirë që sot, ne e bëjmë realitet një gjë të tillë. Qeveria në mbledhjen e saj të fundit akordoi me kërkesë të ministrit të Bujqësisë e Zhvillimit Rural, një fond prej 1 milionë euro në dispozicion të universitetit, në mënyrë që të fillojë këtë ndërmarrje, e cila ka një interes shumëplanësh dhe të krijojë kompaninë e vet, që të bëjë të mundur një ndërlidhje optimale mes punës shkencore dhe tregut.​

Më vjen shumë mirë që rektori e mban mend sa herë kam ardhur këtu, në këto vitet e fundit. Kjo është e gjashta dhe besoj që në 25 vitet e tjera, të gjithë paraardhësit e mi të marrë sëbashku nuk kanë ardhur as sa gjysmën e herëve që kam ardhur unë këto 3 vjet, me besimin e madh që këtu, ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm, të pashfrytëzuar dhe kemi domosdoshmërinë që ta vëmë këtë potencial, jo vetëm në funksion të mësimit edhe më cilësor të studentëve, por në funksion të ekonomisë rurale dhe të zhvillimit të bujqësisë në vend, siç ka qenë në të shkuarën.

Në të shkuarën, ky universitet ishte një qendër ekselence, që kishte edhe reputacion ndërkombëtarisht për nivelin e lartë shkencor. Sot është në fazën e një rilindjeje të vështirë, sepse vjen nga një periudhë e gjatë traumatike, ku deri edhe bibliotekës së universitetit iu vu zjarri. Pa llogaritur të gjithë territoret dhe asetet që iu pushtuan apo grabitën, duke e bërë me shumë kosto procesin e rilindjes së universitetit, për shkak të nevojës për të paguar fonde të konsiderueshme për të marrë mbrapsht pronat e humbura padrejtësisht nëpër procese zaptimesh, legalizimesh, apo kompensimesh krejtësisht të padrejta, apo abuzive.

U desh të kalonin thuajse 3 dekada për të filluar çlirimin e universitetit, në pikëpamje territoriale. Për fat të mirë, në universitet, në rektorat nuk u qëndrua në pasivitet, por u punua për një masterplan të mirëfilltë, që faktikisht është një udhërrëfyes deri në vitin 2030 për shndërrimin e universitetit në një qendër autoritare të planifikimit, të hartimit dhe të zbatimit të politikave bujqësore dhe të zhvillimit rural në vend.

Ne e kemi diskutuar me rektorin qysh në takimin që kemi pasur masterplanin dhe gjërat rrodhën në drejtimin e duhur, falë protestës së studentëve që i dhanë një shtytje shumë të fortë përpara procesit të ndërhyrjeve, në funksion të transformimit të infrastrukturës së universiteteve.

Sot jemi në kushte kur procesi i ndërtimit të partneriteteve mes ministrive dhe universiteteve, sipas sektorëve të interesit reciprok, ka nisur të krijojë dosjet e projekteve që do të përfshihen në programin e financimit që qeveria është zotuar të realizojë për transformimin e të gjithë zonës universitare të vendit, pra, të gjithë ishujve universitarë të vendit në një zonë që do të kthehet në një kantier të madh, ku do të investohet sipas kërkesave të identifikuara bashkërisht dhe mbi bazën e projekteve të hartuara dhe të miratuara bashkërisht.

Sot nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse financojmë një projekt konkret në kuadër të Paktit për Universitetin, pasi është firmosur marrëveshja e partneritetit mes universitetit dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Përpara pak ditësh, 373 studentë ekselentë ishin grupi i parë që u përfshi në administratë, të punësuar direkt, pa procedurat rutinë të konkurseve, po thjesht mbi bazë të meritës dhe prej tyre, 31 persona janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, apo në institucione të varësisë së kësaj ministrie.

Punësimi i më të mirëve nuk është thjesht një valë si kjo e 373 ekselentëve të parë, po është një angazhim afatgjatë i Paktit për Universitetin. Faktikisht është hapur thirrja e dytë e programit të punësimit. Besoj që ju jeni të informuar për platformën Punë të Mbarë dhe ne do të vazhdojmë të përthithim dhe të integrojmë në administratë kapacitetet më të mira që dalin nga universiteti, natyrisht, duke iu referuar kategorisë së ekselentëve.

Një tjetër angazhim i rëndësishëm që kemi marrë edhe për Universitetin Bujqësor është rindërtimi dhe krijimi i standardeve normale për të gjitha konviktet. I kemi vizituar bashkë me rektorin konviktet. Edhe këtu do të bëjmë ndërhyrjen e nevojshme, në mënyrë që konviktet t’i përgjigjen ambicies që ne kemi për standarde tërësisht të tjera në universitetin tonë.

Fondi 1 milionë euro për fermën i hap rrugë një procesi afatgjatë mbështetjeje për krijimin e infrastrukturës didaktike trajnuese dhe demonstruese dhe për zhvillimin në terrenin e praktikës reale të mësimit, të lidhur me ekonominë dhe me tregun. Ngritja e kësaj ferme do të jetë njëkohësisht dhe një burim të ardhurash për universitetin. Universitetit Bujqësor i takon, sepse e ka shumë të konkretizuar spektrin e veprimtarisë së vet, të krijojë një model edhe për të tjerët, të një kompanie të vetën fitimprurëse, ku të përshihen pedagogë, studentë, ekspertët më të mirë dhe në një terren që të shërbejë si destinacion për praktikat mësimore, për trajnimin e specialistëve të bujqësisë në territor, për të gjithë proceset eksperimentale. Unë besoj që ky territor duhet të synojmë që të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shndërruar në një zonë tërheqëse për vizitorët nga jashtë. Kur them nga jashtë, kam parasysh vizitorët, familjet, prindërit, gjyshërit, fëmijët e natyrisht, edhe vizitorë të huaj.

Kjo nuk është një ëndërr me sy mbyllur. Kjo është ëndërr me sy hapur dhe ëndrrat me sy hapur janë ato që realizohen nëse i ke të gjitha aftësitë dhe ke kapacitetin dhe vullnetin për t’i ndjekur deri në fund. Kam bindjen që në këtë territor prej 130 hektarësh, – imagjinoni, një pjesë të së cilit jemi të detyruar të paguajmë me fondet e buxhetit për shpronësim të pjesshëm, i vjedhur, i zaptuar dhe zaptuesit me titull pronësie, – mund të ndërtohet dhe besoj që do ta ndërtojmë një model i agroturizmit që mund të ofrojë të gjitha kapacitetet akomoduese dhe të gjitha mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë sesa pak orë në atë territor. Kjo do të thotë një makineri fitimprurëse për universitetin. Para, të cilat riinvestohen në fermën didaktike, e zgjerojnë fermën didaktike, investohen për procesin mësimor, investohen për laboratorët dhe kështu me radhë.

Në vitin që lamë pas, ne për herë të parë kemi prekur tavanin e 300 milionë dollarëve eksporte bujqësore. Në 4 vitet e fundit, eksportet bujqësore janë dyfishuar, ndërkohë që kemi hapur një kapitull të ri, modestisht, por besoj thelbësisht të mirëkonceptuar me “100 fshatrat” për zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe ajo që ne kemi nevojë në çdo sektor, – por këtu jemi për të folur për zonën e fshatit, për ekonominë rurale, – është dija. Një nivel i ri i dijes.

Kemi aksesuar për herë të parë fondet e Komisionit Europian për zhvillimin bujqësor dhe rural. Sot, Shqipëria ka në dispozicion volumin më të madh financiar në mbështetje të bujqësisë, por për t’i marrë këto afro 100 milionë euro e për t’i kthyer në investime konkrete në territor, duhet dija. Bashkimi Europian nuk është një bankomat, por është një organizëm me kapacitete të mëdha financuese, që nuk lëshon një qindarkë, nëse nuk ka përpara një projekt bindës, të besueshëm dhe konkurrues. Nëse do të shikoni listën e përfitimit nga fondet e Bashkimit Europian të të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të shikoni që vendet më të zhvilluara, Gjermania, Austria, Franca e me radhë kanë edhe kapacitetin më të madh thithës të fondeve. Ndërsa vendet më pak të zhvilluara kanë kapacitetin më të ulët thithës të fondeve. Portofolet ndahen që në fillim. Çdo vendi i vihet në dispozicion një sasi parash që nuk e merr vendi tjetër, por ato para mbeten në Bruksel, nëse vendi të cilit i janë dedikuar nuk ka kapacitetin që të ofrojë projekte bindëse. Që do të thotë që dallimin mes vendeve e bën jo ajo që ke, por ajo që di dhe në bazë të asaj që di, përcaktohet pastaj dhe ajo që ke.

E kam përsëritur shpesh dhe nuk do lodhem së përsërituri se besoj që është një shembull shumë domethënës për ta ilustruar, se çdo të thotë të dish e të mos dish. Ne jemi vendi i dytë me burimet më të pasura ujore në Europë, pas Norvegjisë dhe një nga problemet më të mëdha të gjithë periudhës së pas shembjes së sistemit të kaluar kemi pasur ujin. Uji me tepri dhe përmbytje dhe mungesë uji për të pirë dhe për të vaditur.

Izraeli nuk ka ujë dhe ka sistemin më të avancuar në planet për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për vaditjen. Sepse, duke mos pasur burimet në dispozicion, e ka gjetur ujin në kokë. Ka investuar tek dija dhe investimi tek dija sigurisht që nuk kthehet aty për aty. Kërkon kohën e vet për t’u kthyer, por është e vetmja rrugë për ta çuar në një stad tjetër ekonominë tonë dhe në rastin konkret, bujqësinë.

Mungesa e investimit tek dija për një periudhe të gjatë dhe krijimi i një sistemi iluzionesh dhe gënjeshtrash me procese komplet qesharake dhe të korruptuara mësimdhënieje për vite e vite të tëra ka dhënë si rezultat në terren mungesat dramatike të ekspertëve dhe mungesat dramatike të zhvillimit që mund të kishim bërë në këto 30 vjet, nëse do të kishim rendur kohë më parë, të bënim gjërat që kemi filluar të bëjmë sot, hap pas hapi.

Megjithatë, nuk kemi çfarë të vajtojmë për atë që iku, duhet të fokusohemi tek kjo që kemi si sfidë dhe tek ajo që duam të sjellim nesër.

Sot është një ditë e mirë për universitetin, është një ditë e mirë për bujqësinë shqiptare, është një ditë e mirë për zhvillimin rural, sepse hedhim farën e një zhvillimi të ri, të shumëpritur dhe të domosdoshëm për shkencën që bëhet në këtë universitet, por padiskutim jetik për të çuar në një nivel tjetër bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri.

Më vjen shumë mirë që ju që jeni këtu dhe të tjerë që janë sot kontributorë, apo studentë në Universitetin Bujqësor e arritën këtë ditë që të tjerët përpara nuk e arritën dot. Tani nuk na mbetet veçse të bëjmë secili pjesën e vet, të mbështesim procesin secili nga këndi i vet dhe më shpejt se vonë të kemi rezultatet e para të kësaj mbjelljeje që po bëjmë sot, të gjithë sëbashku.

Duke e mbyllur, dua ta përsëris sepse për mua është një e vërtetë shumë e rëndësishme, që ferma didaktike bëhet sot për arsye të shtytjes së madhe që studentët protestues i dhanë procesit, duke e vendosur me shpejtësi në rendin e ditës të punëve të qeverisë të gjithë axhendën e mbështetjes më të madhe të universitetit. Në fund të fundit, kjo është edhe bukuria, edhe ajo pjesë e të qenit që e bën demokracinë sistemin më të mirë nga të gjithë sistemet që provoi deri më sot bota, sepse kush është në qeveri nuk i di të gjitha dhe kush zgjedh, nuk e ka vetëm në ditën kur zgjedh mundësinë që të thotë fjalën e vet, por e ka gjatë gjithë kohës. Duke dëgjuar njëri-tjetrin e duke mbështetur njëri-tjetrin, siç e shihni, mund të bëjmë gjëra që përndryshe, siç u shtynë 30 vjet, mund të ishin shtyrë dhe 30 vjet të tjera.

Faleminderit!

Vendimin për kalimin e fondit 1 milion Euro në dispozicion të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Qeveria e miratoi më datë 13 mars, një ditë pas punësimit të rreth 370 studentëve ekselentë në administratën publike, ku 31 prej tyre janë punësuar, pikërisht  në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në një deklaratë për mediat Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, theksoi rëndësinë e partneritetit të universitetit me Ministrinë e Bujqësisë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 1 milion euro edi rama ferme ne universitetin bujqesor pakti per universitetin universiteti bujqesor 1 milion euro edi rama ferme ne universitetin bujqesor pakti per universitetin universiteti bujqesor

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin