Politike

Basha bashkëbisedim me qytetarët: Do ketë votim e numërim elektronik në zgjedhjet e ardhshme, nuk tërhiqemi nga kërkesa p

6 Shkurt 2020, 17:15 Nga DOSJA
Basha bashkëbisedim me qytetarët: Do ketë votim e numërim

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një video live ka bashkëbiseduar me qytetarët në Facebook. Qytetarët e kanë pyetur Bashën për zgjedhjet e ardhshme dhe prentoi votimin elektronik dhe numërimin elektronik.

Po ashtu ka bërë me dije se mbetet sërish në tryezë kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe të ketë një qeveri teknike.

 A do garantoni votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme?

Po votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritet për Reformën Zgjedhore janë në tryezën e punës.

A do ketë zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri teknike?

Kjo është një kërkesë e jona që të ketë një parlament legjitim dhe të ketë rregulla të barabarta loje. Duhen zgjedhje të parakohshme dhe të ketë një qeveri teknike pa këtë kryeministër, pasi janë kapur në përgjime dhe në vjedhje të votave.

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Kreu i PD është pyetur nga qytetarët për zgjedhjet e reja, ku tha se nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij për qeveri teknike. Po ashtu u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme, që për të mund të zhvilloheshin dhe nesër dhe ishte i bindur në fitore do ketë votim e numërim elektronik. Një pjesë të komunikimit ia dedikoi programit të PD, ku tha se qytetarët duhet të jenë gati për ndryshim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha bashkebisedon me qytetaret lulzim basha po te degjoj basha bashkebisedon me qytetaret lulzim basha po te degjoj

Sondazh

Poll