Politike

U shkarkua si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë/ Arben Malaj padit Kuvendin

6 Shkurt 2020, 12:56 Nga DOSJA
U shkarkua si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës

Tiranë-Ish-ministri socialist Arben Malaj ka paditur Kuvendin për shkarkimin e tij nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Shumica socialiste e shkarkoi Malajn me arsyetimin e me deklaratat e tij kishte shkelur etikën. Malaj e konisderon shkarkimin e tij si të jo të ligjshëm.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar,  kuvendi miratoi shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me 72 vota dhe 10 kundër,  Kuvendi vendosi që Malaj të mos ishte më pjesë e Bankës së Shqipërisë.

Me propozim të kryeministrit Edi RamaKëshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtar i Këshillit. Ky vendim është kundëtshtuar nga Malaj, i cili tha se karrigen mund t’ja marrin, por jo integritetin si person. Gjatë fjalës së mbajtur në  Kuvend Malaj akuzoi qeverinë dhe Kuvendin se i bënë gjyq politik për shkak se në pozicionin e tij në Bankën e Shqipërisë ka votuan kundër interesave të “klientëve” të tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbe malaj padit kuvendin ps shkarkon arben malajn arbe malaj padit kuvendin ps shkarkon arben malajn

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 12:18

Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

TIRANË– Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre....