Politike

Cakaj merr pjesë në darkën e Pompeos/ Miratohet deklarata mbi krijimin e Aleancës: Shqipëria vlerëson lirinë e fesë dhe

6 Shkurt 2020, 15:49 Nga DOSJA
Cakaj merr pjesë në darkën e Pompeos/ Miratohet deklarata mbi

SHBA- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Maik Pompeo që u zhvillua në Uashington në datën 5 shkurt, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në këtë darkë, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, mirëpriti një numër shefash të diplomacisë dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës, për t’iu bashkuar nismës së SHBA-ve për krijimin e Aleancës Ndërkombëtare për Avancimin e Lirive Fetare.

Me pjesmarrjen e tij, Kryediplomati Cakaj konfirmoi mbështetjen e padiskutueshme që Shqipëria i jep kësaj nisme amerikane, si dhe shprehu vullnetin e vendit tonë për përfshirjen në aleancë.

“Shqipëria e ka vlerësuar dhe e vlerëson lirinë e fesë dhe të besimit si vlera të çmuara kombëtare, duke kërkuar respektimin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.Edhe në kuadër të Kryesimit të OSBE-së, Shqipëria do të vijojë të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të gjitha vendet e rajonit të OSBE-së, duke zhvilluar aktivitete që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë ato të lirisë së fesë e të besimit”, u shpreh Cakaj.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj ne shba gent cakaj ne shba

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 12:18

Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

TIRANË– Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre....