Politike

‘Anti-KÇK’/ Spaho: Rama të sekuestrojë pasuritë e Olsit, Tahirit, Ermal Hoxhës dhe miqve të tij! Të rrezikshmit u lir

6 Shkurt 2020, 12:36 Nga DOSJA
‘Anti-KÇK’/ Spaho: Rama të sekuestrojë

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka nisur kot nismën KÇK, pasi nuk do të guzojë të sekuestrojë pasuritë e mioqve të tij. Në një deklaratë për mediat, Spaho u shpreh se Rama duhet të sekuestrojë pasurinë e të vëllait të tij, Olsi Ramës, ish-ministrit Saimir Tahiri, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalit dhe shumë të tjerëve. Sipas Spahos, këta emra janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe kështu e kanë ngritur pasuriën e tyre. Ai shtoi gjithashtu se Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike.

Spaho preku edhe lirimin e të burgosurve të rrezikshëm nga qelitë, duke vënë në dukje se janë liruar për sjellje të mirë, pasi kanë blerë vota për kryeministrin, por pa përmendur emra.

Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla kanë nisur një strategji të dështuar për të na identifikuar ne me krimin, kur ata vetë ndajnë para dhe pushtet me krimin. Ne nuk jemi njësoj me Edi Ramën. Ne nuk padisim në gjykatë asnjë ligj kundër krimit të organizuar, siç bëri Edi Rama në vitin 2009 me Ligjin Antimafia. Me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonin të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Edi Rama e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.   Gjatë qeverisë së Partisë Demokratike 285 grupe të strukturuara kriminale, prej të cilave 18 organizatat më të rrezikshme mafioze në vend, shkuan prapa hekurave të burgut.  Sot, në qeverinë e Edi Ramës dhe të Taulant Balles, ata po fitojnë një nga e një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën. Ky është shqetësimi i vetëm i Partisë Demokratike, i opozitës dhe i shumicës së shqiptarëve, që nuk beson se banda që është sot në qeveri do të luftojë banditët që ka liruar nga burgjet dhe aq më pak t’u marrë pasuritë e tyre. Shqiptarët nuk besojnë se Taulant Balla psh do të luftojë pasurinë e mikut të vet trafikant droge, Edmond Bego. Apo Edi Rama të urdhërojë hetimin e pasurisë së Saimir Tahirit apo Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.  Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike,”- u shpreh Spaho.

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek biznesmeni durrsak, Dashamir Gjoka, tek trafikanti i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe tek i afërmi i tij, Edliri. Ndërkohë që më herët, formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren edmond spaho ofl ne terren anti-kçk-ja zbret në terren edmond spaho ofl ne terren

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 12:18

Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

TIRANË– Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre....