Politike

Paketa anti-KÇK, Soreca flet nga Vlora: Po ndjekim nga afër procesin, jam në kontakt me Lleshajn (VD)

6 Shkurt 2020, 16:25 Nga DOSJA
Paketa anti-KÇK, Soreca flet nga Vlora: Po ndjekim nga afër

VLORË- Kreu i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur sot nga Vlora për paketën e qeverisë anti-KÇK. Në një deklaratë për mediat, Soreca ka bërë me dije ku thotë se operacionet tregojnë vullnet politik, ndërsa shton se po ndjek procesin nga afër. Më tej, ai shton se do të takojë edhe udhëheqësit e SPAK, ndërsa shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm.

“Për operacionin Forca e Ligjit, ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë dhe ne besojmë se logoja ‘ndiq paranë’ është mënyra më ë mirë për t’u adresuar drejt këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji.

Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shumë e rëndësishme që kjo platformë të ndiqet nga SPAK. Jam në kontakt të përgjithshëm me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK”, deklaron Soreca.

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek biznesmeni durrsak, Dashamir Gjoka, tek trafikanti i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe tek i afërmi i tij, Edliri. Ndërkohë që më herët, formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti -kçk zbret ne terren ligji special për grupimin e kçk luigi soreca anti -kçk zbret ne terren ligji special për grupimin e kçk luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 12:18

Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

TIRANË– Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre....