Politike

Rama flet si kreu i OSBE në OKB: Prioriteti ynë është zbutja e konfliktit në Ukrainë, të vendoset paqja dhe armëpushimi

6 Shkurt 2020, 16:38 Nga DOSJA
Rama flet si kreu i OSBE në OKB: Prioriteti ynë është zbutja

SHBA- Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE, ka mbajtur sot një fjalë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në fjalën e tij, Rama ka bërë me dije prioritetet e tij si kreu i OSBE gjatë punës në vitin 2020.

Kreu i qeverisë bëri me dije se një ndër pikat kryesore ku do punohet, është konflikti Ukrainë-Rusi dhe shtoi se ai ka shkuar në zonën e luftës e pa që po vriten ende civilë. Po ashtu tha sa se një tjetër prioritet është dhe mbrojtja dhe të bëhet diferenca në terren.

OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar dhe në axhendën tonë është zhvillimi i qëndrueshëm. Unë jam i vendosur si kryetar i OSBE për të rritur bashkëpunimin dhe përballimin e sfidave. Pikat kyçe në punën time si kreu i OSBE janë tre: Siguria kombëtare, të promovojmë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës dhe objektivi kryesor do të jetë mbrojtja dhe të bëjmë diferencën në terren.

OSBE ka provuar se mund të dialogohet në vende të ndryshme pas konfliktit, prandaj përpjekjet për zgjidhjen e krizave mbeten  parësore për ne si kriza në Ukrainë. Gjatë vizitës 2 javë më parë në Ukrainë theksova përkushtimin tonë për të çuar përpara marrëveshjen e paqes dhe arritjen e armëpushimit atje. Pavarësisht marrëveshjes së paqes ende ka viktima atje. Në Ukrainë kërkojnë një monitorim të OSBE atje për zbatimin e plotë të paqes”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE, prej dy ditësh po vijon një vizitë në SHBA. Gjatë vizitës në Washington zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin pas dëmeve të tërmetit tragjik. Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Për anti- KÇK Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët që s’justifikojnë pasurinë, dalin jashtë sistemit

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në shba rama kreu i osbe rama ne okb edi rama në shba rama kreu i osbe rama ne okb

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 12:18

Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

TIRANË– Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre....