Politike

VIDEO/ Basha komunikon me qytetarët: Gati për zgjedhje që nesër, do dënohet të gjithë ata që kanë vjedhur shqiptarët

6 Shkurt 2020, 14:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha komunikon me qytetarët: Gati për zgjedhje që

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ku është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre. Basha ka folur për disa nga çështje të aktualitetit pas pyejteve nga disa qytetarë. 

Në fjalën e tij kreu i PD, ka bërë me dije se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do votojnë në mënyrë elektronike dhe po ashtu do ketë numërin elektronik dhe këto çështje janë në kalendarin e Reformës Zgjedhore.

Po ashtu komentoi dhe vizitën e tij në Qytetin Studenti, ku tha se ajo që ndodhi ishte një gjë e stisur nga lart dhe punonjësja e konviktit është e terrorizuar. Basha tha se do hetohen të gjitha PPP-të dhe të gjithë ata që kanë futur dorën në xhepin e shqiptarëve do japë llogari para ligjit.

Për kreun e opozitës zgjedhjet mund të zhvillohen që nesër dhe ai dhe aleatët do dalin të fituar, nëse ato do jenë të lira dhe të ndershme. Komunikimi me qytetarët zgjati gati një orë dhe Basha tha se do ketë dhe raste të tjera për të komunikuar me qytetarët për të dëgjuar prej tyre shqetësimet e përditshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha flet me qytetarët bashkëbisedimi i bashës lulzim basha po te degjoj basha flet me qytetarët bashkëbisedimi i bashës lulzim basha po te degjoj

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 12:18

Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

TIRANË– Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre....