Politike

"Sa nis un me komandantët nis e bërtet o Flamur"! 'Acarohet' Balla me Berishën në Kuvend: Pse e shpon o Sali? Sa flas për Hashimin shpon Flamurin

Gjatë fjalimit të tij Balla akuzoi kreun e PD-së se “shpon” Nokën të reagojë sa herë që flitet në Kuvend për Hashim Thaçin.

16 Tetor 2025, 11:41 Nga M.L
"Sa nis un me komandantët nis e bërtet o Flamur"!
Taulant Balla

TIRANA- Taulant Balla është ndërprerë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili fliste nga vendi kur ai po fliste në foltoren e Kuvendit për masakrat e bëra nga serbët në Kosovë. Gjatë fjalimit të tij Balla akuzoi kreun e PD-së se “shpon” Nokën të reagojë sa herë që flitet në Kuvend për Hashim Thaçin.

Taulant Balla: Masakrat dhe spastrimet etnike, monument tmerri, 12 mijë personave iu vodh jeta, 20 mi gra e vajza u përdhunuan, 1600 persona të vdekur e të pakallur dhe ende sot të gjallët kërkojnë në terr të dashurit e tyre. Sot komandantët e UÇK mbahen të arrestuar. Sa nis un me komandantët nis e bërtet o Flamur. Ç’ke ti të shpon ai? Sa flas për Hashimin shpon Flamurin, Pse e shpon Flamurin o Sali.

 

 

 

 

 

 

taulant balla sali berisha flamur noka

Sondazh

Poll