Bota

Shqiptarët hasin probleme me lejet e qëndrimit në Greqi, sistemi elektronik del jashtë funksionit në shtetin helen

6 Shkurt 2020, 12:09 Nga DOSJA
Shqiptarët hasin probleme me lejet e qëndrimit në Greqi, sistemi

GREQI– Qeveria greke ka deklaruar  se sistemi elektronik i lejeve të qëndrimit nuk është më funksional për shqiptarët dhe akoma nuk është mësuar sesi do të zgjidhet ky problem.

Shqiptarët  teksa janë mbledhur ditën e sotme në këtë pikë, nuk kanë arritur të kryejnë asnjë lloj veprimi për lejet e tyre të qëndrimit.

Sigurisht që qytetarët janë  stresuar nga kjo gjendje, pasi për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve në Greqi radha është  e gjatë dhe ata si çdo herë tjetër, kanë pritur që në orët e para të mëngjesit për kryerjen e procedurave, por rezultoi krejt e kundërta.

Ndërkohë  atyre nuk u është dhënë asnjë sqarim as është bërë njoftim, nëse problemi do të jetë vetëm për ditën e sotme apo edhe në vazhdim.

Një problem i tillë po përsëritet për të dytën herë,pasi rasti i parë ishte në fillim të 2019 ku shqiptarët pritën për disa ditë që sistemi elektronik të rregullohej.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora emigrantet shqiptar ne greqi greqi emigrantet shqiptar ne greqi greqi

Sondazh

Poll