Bota

24.589 të vdekur/ Kompania kineze publikon bilancin real të viktimave të Koronavirusit dhe e fshin në moment (FOTO)

6 Shkurt 2020, 11:44 Nga DOSJA
24.589 të vdekur/ Kompania kineze publikon bilancin real të viktimave

KINË– Ndonëse në Kinë shifrat alarmante të viktimave që rriten çdo ditë me nga 70 persona na duken vërtet shumë dhe është e dhimbshme, por një lajm i publikuar nga ‘Dailymail’ ka treguar shifrat super alarmante që po trondisin botën.

Mesa duket të gjithë ata që kanë dyshuar për statistikat e shpërthimit të Koronavirusit në Kinë paskan pasur të drejtë.

Gjatë fundjavës janë publikuar disa të dhëna që dyshohet se tregojnë “bilancin e vërtetë” të viktimave dhe të të prekurëve.

Në lajmin e publikuar nga “DailyMail” raportohet që mbrëmjen e së shtunës në 1 shkurt 2020, Tencent, në faqen e saj të internetit të titulluar “Gjurmuesi i situatës epidemike”, zbuloi rastet e konfirmuara të virusit vdekjeprurës (2019nCoV) në Kinë, përkatësisht  154.023, 10 herë më shumë se shifra zyrtare që janë publikuar nga qeveria kineze me 1 shkurt.

Gjithashtu kur të shtunën numri i viktima u raportua si 300 në të vërtetë sipas Dailymail ka qenë 24.589. Por më pas ky rapaortim u fshi dhe, Tencent publikoi bilancin, ‘zyrtar’ që gjendej në çdo media ndërkombëtare  të 1 shkurtit.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 562 personave dhe ka prekur mbi 28 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 24 mijë ditën e djeshme sot raportohen 28 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 563 te vdekur ne kine kompania kineze koronavirusi në kinë publikohet bilanci real per koronavirusin tencent 563 te vdekur ne kine kompania kineze koronavirusi në kinë publikohet bilanci real per koronavirusin tencent

Sondazh

Poll