Bota

Politikani homoseksual skocez jep dorëheqjen, pas skandalit me adoleshentin 16-vjeçar

6 Shkurt 2020, 11:26 Nga DOSJA
Politikani homoseksual skocez jep dorëheqjen, pas skandalit me adoleshentin

SKOCI– Sekretari i financave në Skoci, Derek Mackay ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, ku besohej se do të ishte ministri i parë i ardhshëm i Skocisë, për shkak se u zbulua për mesazhet shokuese dhe jo të hijshme që i dërgonte një adoleshenti.

Nga mediat  e huaja është mësuar se në mesazhet që i janë zbuluar deputetit, është parë se ai e quante të miturin “të lezetshëm”, duke i kërkuar që t’i  mbante sekrete dhe mos t’i tregonte askujt.

Gjithashtu ai ka kërkuar edhe falje zyrtare publikisht, duke shtuar se merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij dhe u tërhoq.

“Kërkoj ndjesë nga individi i përfshirë dhe familja e tij. Më vjen keq që zhgënjeva kolegët dhe mbështetësit e mi.”– është  shprehur Mackay.

Gazeta që publikoi mesazhet e politikanit, pretendoi se politikani 42-vjeçar që kontaktoi djalin 16-vjeçar në gusht të  2019 i dërgoi rreth 270 mesazhe në Instagram dhe përmes Facebook.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adoleshenti 16-vjeçar derek mackay politikani skocez adoleshenti 16-vjeçar derek mackay politikani skocez

Sondazh

Poll