Bota

Goditet sërish Greqia/ Tërmeti me magnitudë 5.1 shkund vendin, epiqendra në Artë

6 Shkurt 2020, 09:57 Nga DOSJA

GREQI– Greqia është goditur sërish paraditen e sotme nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës rihter. Sipas mediave të huaja mësohet se epiqendra ka qenë në zonën e quajtuar Artë.

Në bazë të njoftimit të Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në Artë, 42 km larg nga Karpenisi, një tërmet me thellësi prej 9 km.

Ndërkohë nuk është raportuar për njerëz të  lënduar apo viktima, nga ky tërmet i pak minutave më parë me magnitudë 5.1 të shkallës rihter.

Kujtojmë se Greqia vetëm 7 ditë më parë, më 30 janar të 2020 u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter në juglindje të Karpathosit.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni epiqendra ne arte termet me magnitude 5.1 ne greqi epiqendra ne arte termet me magnitude 5.1 ne greqi

Sondazh

Poll