Bota

Vanessa Bryant përlot rrjetin! Bën dedikimin e ndjerë për të bijën: Gianna ime, ju më keni mësuar… (FOTO)

6 Shkurt 2020, 10:03 Nga DOSJA
Vanessa Bryant përlot rrjetin! Bën dedikimin e ndjerë për

SHBA– Bashkëshortja e legjendës së ndjerë së basketbollit, Kobe Bryant, ka bërë një dedikim të ndjerë, dedikuar së bijës, e cila humbi jetën tragjikisht në një përplasje me helikopter. Mes dhimbjes së madhe, Vanessa Bryant ka shprehur trishtimin e mungesës të së bijës, ndërsa shkruan se i mungon shumë.

“Gianna ime. Zot sa më mungon. Unë kam qenë aq me fat që jam zgjuar për të parë fytyrën tuaj të mrekullueshme dhe buzëqeshjen e mahnitshme për 13 vite me radhë. Dëshiroja të ishte deri në frymën time të fundit. Mamaja ju do deri në hënë dhe mbrapa. Pafundësia plus 1. Gigi ime. Unë të dua! Më mungon. Ju na keni mësuar të gjithëve se asnjë veprim i mirësisë nuk është kurrë shumë i vogël. Mamaja është akoma dhe gjithmonë do të jetë kaq krenare për ju mamacita,”- shkruan Vanessa Bryant në profilin e saj në rrjete sociale.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

 

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashkëshortja e kobe bryant dedikim i ndjerë gianna kobe bryant vanessa bryant vdes kobe bryant bashkëshortja e kobe bryant dedikim i ndjerë gianna kobe bryant vanessa bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll