Bota

563 viktima nga Koronavirusi/ Arabia Saudite pezullon të gjitha udhëtimet për në Kinë

6 Shkurt 2020, 09:39 Nga DOSJA
563 viktima nga Koronavirusi/ Arabia Saudite pezullon të gjitha

ARABIA SAUDITE- Fakti që numri i viktimave në Kinë nga Koronavirusi rritet çdo ditë e më tepër me nga 70 të vdekur në 24 orë, shumë vende në botë kanë mbyllur kufinjtë me Kinën,  duke anulaur çdo fluturim dhe transport rrugor.

Së fundmi edhe Arabia Saudite ka dhënë  njoftimin se ka pezulluar të gjithë udhëtimet me Kinën, për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të saj nga virusi vdekjeprurës.

Njoftimi për anullimet e udhëtimeve nga Arabia Saudite drejt Kinës dhe anasjelltas është bërë ditën e sotme nga agjensia shtetërore e lajmeve SPA.

Në Kinë numri i viktimave ka shkuar në 563, ndërsa mbi 28 mijë të tjerë janë të infektuar mes tyre edhe dy foshnje të porsalindura.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 562 personave dhe ka prekur mbi 28 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 24 mijë ditën e djeshme sot raportohen 28 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 563 te vdekur ne kine arabia saudite pezullon udhetimet drejt kines koronavirusi në kinë virusi ne kine 563 te vdekur ne kine arabia saudite pezullon udhetimet drejt kines koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll