Bota

Avioni ‘Boeing 737’ rrëzohet dhe ndahet në tre pjesë/ Vdesin 3 pasagjerë dhe plagosen 179 të tjerë në Stamboll (FOTO+

6 Shkurt 2020, 07:44 Nga DOSJA
Avioni ‘Boeing 737’ rrëzohet dhe ndahet në tre pjesë/

STMABOLL– Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 179 të tjerë janë lënduar nga përplasja e avionit Boeing 737, pasditen e djeshme në Stamboll. Avioni i linjës Pegasus, i cili funksionon edhe me fluturimet me Shqipërinë, kishte rrëshqitur si pasojë e motit të keq, gjatë uljes dhe për pasojë doli jashtë pistës duke u ndarë në tri pjesë.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se në avion ishin 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Aeroporti u mbyll, ndërsa të gjitha fluturimet u anuluan për shkak të aksidentit fatal. Mediat turke thanë se shumica e njerëzve në bord ishin me nënshtetësi turke, por kishte edhe rreth 20 shtetas të huaj.

“Fatkeqësisht, aeroplani i Pegasus Airlines nuk qëndroi dot në pistë për shkak të motit të keq dhe rrëshqiti për rreth 50-60m.”- është shprehur Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Edhe mjekët kanë thënë se të lënduarit janë në gjendje kritike për  jetën.

Avioni i linjës Stamboll-Izmir që u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës, sipas Ministrisë së Transportit në Turqi deklarohet se aksidenti ishte rezultat i një uljeje të shpejtë, si pasojë e motit të keq. Avioni i përket linjës ajrore turke Pegasus, e cila operon edhe në vendin tonë.

Burimi:  BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 3 te vdekur ne stamboll rrezohet avioni ne stamboll 3 te vdekur ne stamboll rrezohet avioni ne stamboll

Sondazh

Poll