Bota

Shtohet numri i të infektuarve në kroçeren japoneze, edhe 10 pasagjerë të tjerë futen në karantinë

6 Shkurt 2020, 10:34 Nga DOSJA
Shtohet numri i të infektuarve në kroçeren japoneze, edhe 10

JAPONI– Një kroçere japoneze me 3500 persona në bord , që është ankoruar në Gjirin e Yokohama, për shkak se 10 prej tyre u identifikuan me Koronavirus, është kthyer në një karantinë.

Por, ditën e sotme është mësuar nga mediat e huaja nga 100 testet e bëra edhe 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë , të infektuar nga Koronavirusi.

Sipas zyrtarëve vendas është deklarur se këto 10 pasagjerë të konfirmuar me koronavirus, janë izoluar brenda karantinës në kroçere.

Ndërsa ekspertët e Shëndetësisë kanë shtuar përpjekjet për të zbuluar vaksinën kundër virusit vdekjeprurës, që ka shkaktuar panik të madh në mbarë globin.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 562 personave dhe ka prekur mbi 28 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është  rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, ku nga 24 mijë ditën e djeshme, sot raportohen 28 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 10 pasagjere te infektuar 563 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 10 pasagjere te infektuar 563 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll