Politike

Feston ditëlindjen mes deputetëve të PD, Berisha: Sekreti im është puna, puna dhe vetëm puna

Gjatë fjalimit të tij, Berisha u shpreh se e ka nisur ditën me mesazh mirënjohjeje ndaj të gjithë mbështëtësve të tij në gjithë këto vite. Më tej kreu i PD-së 'zbuloi' sekretin e tij si njeri, ku u shpreh se i vetmi sekret i tij është vetëm puna.

15 Tetor 2025, 13:13 Nga M.L
Feston ditëlindjen mes deputetëve të PD, Berisha: Sekreti im
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka festuar 81-vjetorin e tij të lindjes mes deputetëve pak para se të niste mbledhja e grupit parlamentar. Gjatë fjalimit të tij, Berisha u shpreh se e ka nisur ditën me mesazh mirënjohjeje ndaj të gjithë mbështëtësve të tij në gjithë këto vite. Më tej kreu i PD-së 'zbuloi' sekretin e tij si njeri, ku u shpreh se i vetmi sekret i tij është vetëm puna.

"Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite. Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje.
Cili është sekreti i këtij njeriu? Po, Belind, pyesin, cili është sekreti? Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna. Edhe njëherë mirënjohje," tha Berisha./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll