Politike

"Kur merr fjalën Kryeministri duhet ta respektoni", Balla në Konferencën e Kryetarëve: Mos na shtrembëroni deklaratat, kur flisni ju nuk pipëtijmë ne

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Balla tha se kur merr fjalën kryeministri duhet ta respektoni, pavarësisht se si ai e përdor fjalën. Balla kërkoi nga opozita që të mos shtrembërojnë deklaratat e mazhorancës.

15 Tetor 2025, 11:54 Nga M.L
"Kur merr fjalën Kryeministri duhet ta respektoni", Balla në
Taulant Balla

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të respektojnë rregulloren. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Balla tha se kur merr fjalën kryeministri duhet ta respektoni, pavarësisht se si ai e përdor fjalën. Balla kërkoi nga opozita që të mos shtrembërojnë deklaratat e mazhorancës. 

“Ju lutem mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris: kur flisni ju, asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju. Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që të kemi mundësi të flasim të gjithë. Që nga dita e parë kemi thënë: Kur merr fjalën Kryeministri, duhet ta respektoni. Si e përdor fjalën ai, është e drejta e tij”, tha Balla./ Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll