Politike

"Duhet konsultim!" Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të pr.ligjit për Barazinë Gjinore: Cënon familjen

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Krytarëve, deputeti demokrat Luciani Boçi tha se është një ligj me ndjehsmëri të lartë publike i cili në teb cënon familjen. Boçi më tej u theksoi se duhet të përfshihen në konsultime grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare.

15 Tetor 2025, 11:47 Nga M.L
"Duhet konsultim!" Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon heqjen
Luçiano Boçi

TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar sot heqjen nga programi i punës së Kuvendit të pr.ligjit për Barazinë Gjinore. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Krytarëve, deputeti demokrat Luciani Boçi tha se është një ligj me ndjehsmëri të lartë publike i cili në teb cënon familjen. Boçi më tej u theksoi se duhet të përfshihen në konsultime grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare.

“Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grup dhe komunitete janë kundër”, tha deputeti Luçiano Boçi./ Dosja.al

luçiano boçi

Sondazh

Poll