Politike

"Ndalni urgjentisht", Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Mos prekni termat nënë e baba, godet vlerat e familjes dhe kombit shqiptar

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, ai kërkoi që termat 'nënë dhe babë, burrë e grua' të mos preken. Blushi theksoi se miratimi Projektligjit për Barazinë Gjinore godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar. 

15 Tetor 2025, 12:11 Nga M.L
"Ndalni urgjentisht", Tedi Blushi në Konferencën e
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi sot tërheqjen urgjente nga kalendari i projektligjit për Barazinë Gjinore. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, ai kërkoi që termat 'nënë dhe babë, burrë e grua' të mos preken. Blushi theksoi se miratimi Projektligjit për Barazinë Gjinore godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar. 

Pjesë nga deklarata:

Kërkesë zyrtare drejtuar Kuvendit dhe Ministrit Toni Gogu: Tërhiqni urgjentisht nga avancimi i axhendave sorosiane për shkatërrimin e vlerave të familjes. 

Debat me Gogun: Kush është urgjenca për miratimin e këtij ligji? Ka vetëm burrë e grua dhe vetëm nënë e baba. Hiqni dorë nga marrëzitë e gjinive të tjera. Mos prekni termat nënë dhe babë, burrë e grua. Kjo nismë godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar. Dëgjoni thirrjen e komuniteteve të nderuara fetare që në unison janë kundër draftit. Pretendoni se jeni konsultuar me grupe interesi. Po a ka grup më të madh interesi se komunitetet fetare? Pretendoni se keni folur me eurodeputetë. Me cilët? Me ata që promovojnë axhendat e Soros? Sllovakia e miratoi me Kushtetutë, ka vetëm dy gjini: burrë e grua. Sllovakia a nuk është në BE? Nuk na kompleksoni me idenë që kemi folur me eurodeputetë, se para se të jemi europiane, ne jemi shqiptarë. Ndalni urgjentisht axhendat antikombëtare dhe antifamilje./ Dosja.al

tedi blushi projektligji për barazinë gjinore

Sondazh

Poll