Politike

“Paradite është President, pasdite punon mjek”, Bardhi bën deklaratën: Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore

Gjatë daljes nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi se ky është veprim i i papracedentë, dhe theksoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të Republikës.

15 Tetor 2025, 12:41 Nga M.L
“Paradite është President, pasdite punon mjek”, Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar sot se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përveç detyrës si Kreu i Shtetit, është i punësuar edhe në një klinikë mjekësore private. Gjatë daljes nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi se ky është veprim i i papracedentë, dhe theksoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të Republikës.

“E dini ju që presidenti ndërkohë që është President rezulton i punësuar nga një klinikë private mjekësore. Ditën bën presidentin, pasdite paguhet nga rrjeti i klinikave private Acibadem siç deklaron vetë të ardhurat çdo vit. Ky është niveli i presidentit të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Bardhi.

Sipas Bardhit, Presidenti Begaj përveç punës paradite si kryetar shteti, pasdite kryente punën e mjekut, ose më saktë të konsulentit në një klinikë mjekësore private.

"Nuk dimë si ta quajmë, Presidentin paraditë, mjekun pasdite. Nuk kishte ndodhur kjo me asnjë president më parë. E kanë pasur pagën dy herë më të ulët. Ky është paradite President, pasdite shkon për 200 euro si konsulent në një rrjet të klinikave private spitalore, të rrjetit Acibadem”, tha Bardhi.

Bardhi tha se përvec të ardhurave si Presidenti, Begaj ka deklaruar edhe 1605 euro nga ky rrjet i klinikave private.

“Që nga zoti Begaj mund të presim gjithçka, gjen konsensus të gjerë, jo vetëm nga mbështetës së PD, por edhe tek mbështetës së PS. Që të arrinte në këtë nivel askujt i kishte vajtur mendja që ditën bënte kreun e shtetit dhe natën shkonte në këtë kompaninë private”, tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi bajram begaj

Sondazh

Poll