15 Tetor 2025, 11:31
Nga I.A
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Maxhoranca ka hedhur në diskutim ditën e sotme draftet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetareve, në draftin e zgjedhores, thuhet se në përbërje të këtij komisioni do të ketë 16 anëtarë dhe do të ndahen në mënyrë të barabartë me 8 anëtarë të PS-së dhe 8 anëtarë të Opozitës. Po ashtu ky komision do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD.
Pjesë nga projektvendimi
I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.
II. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara dhe të raportit të pritshëm për zgjedhjet e 11 majit 2025; trajtimin e rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin e ligjit për financimin e partive politike.
III. Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të Partisë Socialiste, 8 përfaqësues nga Partitë e tjera parlamentare. Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit.
IV. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike

Ndërsa Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale do të ketë 17 anëtarë, ku shumicën do të ketë PS-ja ndërsa pjesa tjetër Opozita. Kryetari i komisionit do të jetë nga PS dhe zëvendëskryetari do të jetë nga Opozita.
Pjesë nga drafti:
I. Ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.
II. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:
a) të shqyrtojë kuadrin ligjor dhe institucional të ofruesve të qeverisjes;
b) të analizojë dhe të propozojë opsione për ridizenjimin territorial dhe zbatimin e kapaciteteve administrative të njësive të ofruesve të qeverisjes;
c) të analizojë sistemin aktual të financave dhe të rekomandojë masa për shëndetin financiar dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes së financave, duke përfshirë forcat e decentralizimit fiskal, rritjen e sigurimeve të financave, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar;
ç) të shqyrtojë cilësinë dhe aksesin e shërbimeve publike të financave;
d) të sigurojë qëndrueshmërinë dhe propozimet me sukses të Bashkimit Evropian dhe politikës së kohezionit rajonal;
dh) të zhvillojë procesin e konsultimit të mëtejshëm, të gjitha informacionet dhe transparentet me njësinë e qeverisjes së shitësve, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
e) të paraqesë për Kuvendin e dokumenteve analitike me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe ligjërimin e projektit të propozimit
III. Komisioni i Posaçëm ka kaluar nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë të përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ndryshim dhe 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë.

reforma territoriale reforma zgjedhore
68ef6880370a4screenshot 10
68ef68875e788screenshot 9
Politike
15 Tetor 2025, 11:09
M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Agron Gjekmarkaj foli me tone të ashpra në lidhje me retorikën e përdorur në Kuvend nga deputetë...
Politike
15 Tetor 2025, 10:59
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka propozuar Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet për zgjedhjet e pje...
Politike
15 Tetor 2025, 10:14
M.L
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka debatuar me Kryetarin e Grupit Parla...
Politike
15 Tetor 2025, 10:13
M.L
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Mbledhja me dyer të mbyllura e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me de...
Politike
15 Tetor 2025, 09:54
M.L
Liri Berisha, Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha feston sot 81 vjetorin e lindjes! Me anë të një postimi llogarin&eum...
Politike
14 Tetor 2025, 21:34
E. D
f
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare përball Jordanisë në “Air Albania&r...
Politike
14 Tetor 2025, 19:26
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese do të mbahet më 16 tetor. O...
Politike
14 Tetor 2025, 17:04
E.d
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, se nuk po lejon opozitën të ...
Politike
14 Tetor 2025, 15:17
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi deklaroi se burgjet në Shqipëri janë mbushur me qytet...
Politike
14 Tetor 2025, 14:57
I.A
Niko Peleshi dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi ka refuzuar kërkesën e opozitës parlamentare për të ma...