15 Tetor 2025, 12:19
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkim të Bajram Begajt si President. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Bardhi u shpreh se Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë president, sepse ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës.
Sipas Bardhit, Begaj ka konsumuar 7 shkelje të rënda të Kushtetutës, duke i renditur disa prej tyre. Sipas PD-së, kërkesa është argumentuar gjerësisht në një material voluminoz, ku janë analizuar provat përkatëse të të gjitha shkeljeve të kryera nga presidenti. PD thekson se këto shkelje kanë cenuar rendin kushtetues dhe kanë goditur funksionin e kryetarit të shtetit si përfaqësues i unitetit të popullit.
"Ju bëj me dije se në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës Bajram Begaj, për shkelje të rënda, në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kërkesa u ishte argumentuar gjerësisht në një material voluminoz, ku analizohen së bashku edhe provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit të Republikës, të cilat i çmojmë se kanë cenuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.
Po ashtu, ne jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë de jure kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, funksion që, në fakt, de facto e ka humbur prej shumë kohësh. Pas një analize shteruese të provave, faktëve, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, kemi arritur në konkluzionin se presidenti i Republikës Bajram Begaj ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda në kuptim të nenit 90, pika 2 e Kushtetutës.
Presidenti ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit janë: dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës; ndërhyrja brutale tek kompetencat e pushtetit vendor; zhveshja e Gjykatës Kushtetuese në 35 vite demokraci.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetutës. Ai ka futur në ngërç kushtetues zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe ka lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese. Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese," tha Bardhi./Dosja.al
bajram begaj gazment bardhi
Politike
15 Tetor 2025, 12:11
M.L
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi sot tërheqjen urgjente nga kal...
Politike
15 Tetor 2025, 12:09
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është dakordësuar përsa i përket ...
Politike
15 Tetor 2025, 11:54
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitë...
Politike
15 Tetor 2025, 11:47
M.L
Luçiano Boçi
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar sot heqjen nga programi i punës së Kuvendit të pr.ligjit për...
Politike
15 Tetor 2025, 11:31
I.A
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Maxhoranca ka hedhur në diskutim ditën e sotme draftet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. N&...
Politike
15 Tetor 2025, 11:09
M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Agron Gjekmarkaj foli me tone të ashpra në lidhje me retorikën e përdorur në Kuvend nga deputetë...
Politike
15 Tetor 2025, 10:59
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka propozuar Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet për zgjedhjet e pje...
Politike
15 Tetor 2025, 10:14
M.L
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka debatuar me Kryetarin e Grupit Parla...
Politike
15 Tetor 2025, 10:13
M.L
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Mbledhja me dyer të mbyllura e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me de...
Politike
15 Tetor 2025, 09:54
M.L
Liri Berisha, Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha feston sot 81 vjetorin e lindjes! Me anë të një postimi llogarin&eum...