Politike

Shkarkimi i Begaj dhe për ndërhyrjen në Gjykatën Kushtetuese/ Bardhi: Kërkoi indirekt prerjen e mandatit të plotë të Sonila Bejtjes

Në një konferencë për mediat, Bardhi deklaroi se Presidenti ka shkelur shtatë nene të Kushtetutës, duke ndërhyrë në mënyrë antikushtetuese në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

15 Tetor 2025, 12:55 Nga DOSJA
Shkarkimi i Begaj dhe për ndërhyrjen në Gjykatën
Sonila Bejtja dhe Bajram Begaj

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Presidentit Bajram Begaj, në lidhje me emërimet dhe mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një konferencë për mediat, Bardhi deklaroi se Presidenti ka shkelur shtatë nene të Kushtetutës, duke ndërhyrë në mënyrë antikushtetuese në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se një nga rastet konkrete është ai i gjyqtares Sonila Bejtja, për të cilën Presidenti Begaj ka kërkuar ndërprerjen e mandatit përpara afatit kushtetues

Shkelja nr. 2 – Ndërprerja antikushtetuese e mandatit të gjyqtarit kushtetues

Në kundërshtim me nenet 4, 7, 124, 125, 127, 129 dhe 179 të Kushtetutës ka ndërhyrë në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar ndërprerjen antikushtetuese të mandatëve të anëtarëve të kësaj Gjykate dhe duke krijuar pasiguri juridike në ushtrimin e detyrës nga ana e tyre, si forma kyce e cenimit të pavarësisë së gjyqtarit kushtetues.

Presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, për shkak se:

· Ka ushtruar parakohe kompetencën e tij, pa i lindur ende e drejta;

· Ka ndërhyrë në mënyrë të dhunëshme dhe brutale në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese;

· Ka investuar Gjykatën Kushtetuese në tejkalim të kompetencave të tij, duke i uzurpuar përgjegjësinë/kompetencën ekskluzive Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;

· Ka injoruar fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

· Ka vënë në pikëpyetje kohëzgjatjen e të gjitha mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke cënuar në mënyrë brutale pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe duke krijuar gjendje pasigurie të qëndrimit në detyrë për të gjithë trupën e anëtarëve të Gjykatës;

· Ka uzurpuar kompetencat e Kuvendit duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shprehet për mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që janë emërtesë e Kuvendit.

bajram begaj sonila bejtja

Sondazh

Poll