Politike

“O zari i Suel Çelës, do shkosh në burg”, plas keq në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi akuzon Ballën, socialisti ia kthen: Ik ore pirdhu..

Bardhi akuzoi Ballën për lidhje me të fortin e Elbasanit, Suel Çela, por nuk ka munguar dhe një përgjigje e pahijshme nga ana e socialistit.

15 Tetor 2025, 10:14 Nga M.L
“O zari i Suel Çelës, do shkosh në burg”, plas keq
Konferenca e Kryetarëve

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka debatuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, demokrati ka shpërthyer në akuza ndaj kreut socialist, Taulant Balla për përfshirje në krimin e organizuar. Bardhi akuzoi Ballën për lidhje me të fortin e Elbasanit, Suel Çela, por nuk ka munguar dhe një përgjigje e pahijshme nga ana e socialistit. 

Bardhi: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e Rregullores dhe e Kushtetutës. Nuk mund të mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin. Seanca e datës 9 tetor është mbyllur në mënyrë të njëanshme. Në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve.

Ta harrojnë! Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nëse nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.

Bardhi - Ballës: Ke komunikime me Suel Çelën.

BallaIk ore pirdhu.

BardhiPirdhu ti, i paedukatë. Ke fjalor rruge. Ça je ti mo, kush je ti? Ti je zar i Suel Çelës e na jep ne leksione etike. Ti do shkosh në burg, do shkosh në burg!

gazment bardhi taulant balla

Sondazh

Poll