Politike

“Ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar”, debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Mendojnë se mund të na e mbyllin gojën, por…

Bardhi deklaroi më tej se këta deputetë duan që t’i mbyllin gojën, duke u zotuar se kjo nuk ka për të ndodhur. Gjithashtu Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, dhe i kërkoi që të lërë karrigen e kryetarit të Kuvendit

15 Tetor 2025, 10:13 Nga M.L
“Ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i
Konferenca e Kryetarëve

TIRANA- Mbledhja me dyer të mbyllura e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve që sipas tij e marrin forcën nga krimi i organizuar. 

Bardhi deklaroi më tej se këta deputetë duan që t’i mbyllin gojën, duke u zotuar se kjo nuk ka për të ndodhur. Gjithashtu Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, dhe i kërkoi që të lërë karrigen e kryetarit të Kuvendit.

Gazment BardhiAjo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.

Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar./ Dosja.al

gazment bardhi niko peleshi

Sondazh

Poll