Politike

Feston sot 81 vjetorin e lindjes, Sali Berisha mesazh: Vjeshta, kurora e jetës time! Faleminderit Zotit, familjes dhe mbështetësve

Me anë të një postimi llogarinë e tij në platformën Facebook, kreu i Partisë Demokratike shpreh mirënjohje ndaj Zotit, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij ndaj të betejave të tij.

15 Tetor 2025, 09:54 Nga M.L
Feston sot 81 vjetorin e lindjes, Sali Berisha mesazh: Vjeshta, kurora e
Liri Berisha, Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha feston sot 81 vjetorin e lindjes! Me anë të një postimi llogarinë e tij në platformën Facebook, kreu i Partisë Demokratike ka ndarë një foto me bashkëshorten, Liri Berisha, teksa shprehet mirënjohës për familjen, bashkëpunëtorëve, dashamirësve që e bëjnë vjeshtën, stinën e kurorës së jetës së tij.

“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”, shkruan Berisha.

Sali Berisha ka lindur më 15 tetor 1944, shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 3 herë, në periudhën 1991–1992, 1997–2013 dhe nga 2020 deri sot. Ai shërben edhe si kryetar në detyrë i opozitës në parlamentin shqiptar. Si një ish-sekretar komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranës, e braktisi karrierën si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike./ Dosja.al

sali berisha diteindja e 81

Sondazh

Poll