Politike

Metodologjia e re dhe negociatat/ Balla: Anti-KÇK do i bëjë mirë Shqipërisë dhe të ardhmes europiane, 2020 vit i rëndës

6 Shkurt 2020, 11:12 Nga DOSJA
Metodologjia e re dhe negociatat/ Balla: Anti-KÇK do i bëjë

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se akti normativ për paketën “Anti-KÇK” do të kalojë në Kuvend, pasi sipas tij, ka mbështetjen e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë . Në deklaratën për mediat, Balla tha se ky proces do të jetë i sukesesshëm dhe se askush nuk do t’i shpëtojë OFL-së. Me tej, Balla foli edhe për metodologjinë e re të zgjerimit, ku sipas tij është diçka pozitive, duke shtuar se viti 2020 është shumë i rëndësishëm për integrimin e vendit në BE.

Përgjigjja është në Kushtetutë. Akti normativ miratohet ekzakt, siç ka ardhur. Duhet të kuptoni që grupi i PS e mbështetë tërësisht aktin normativ, propozuar nga qeveria e Ramës, dhe është një hap i rëndësishëm, i cili çdo ditë që kalon ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë, si dhe të partnerëve të rëndësishëm të Shqipërisë. Qoftë në takimin me Merkel, qoftë në takimin me Pompeo, kjo paketë jo vetëm është prezantuar, po ka gjetur mbështetjen e partnerëve.Kjo është një garanci më shumë për ta çuar luftën dhe goditjen kundër krimit të organizuar në një nivel të ri të paparë deri më tani në Shqipëri. Fakti që fokusi i kësaj goditje janë asetet e siguruara përmes veprimtarive kriminale, iu garantoj që ky aksion do të ketë sukses dhe prej tani e tutje askush nuk do t’i shpëtojë sitës së operacionit “Forca e Ligjit’.

Akti normativ do të kalojë ashtu siç ka ardhur, sepse është domosdoshmëri, që i bën mirë Shqipërisë dhe rrugës evropiane. Më vjen keq që rikonstatoj një vetëvrasje politike të opozitës, që kundërshton këtë akt, pra një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Fokusi i ligjit është edhe asete, apo llogari bankare, apo pasuri të tjera, që mund të jenë ngritur, nën mbështetjen e personave të lidhur me terrorizmin. Skaneri i këtij operacioni do të vijojë po njëlloj. Mos u habisni kur në ditët në vijim të keni goditje apo skanim të çdo lloj pasurie, që mund të fsheh lidhje me terrorizmin”, u shpreh Balla.

Metedologjia e re dhe bindja e Francës?

Balla: Në KE më 17 Tetor ka vlerësuar qartë dhe Shqipëria dhe MV i kanë përmbushur kushtet për në BE. Metodologjia e re është zgidhje e kirë se u jep 6 vendeve të rajonit një mundësi për zhvillim. Në Këshilikin Europian të 26 Marsit të dy vendet do të nisin bisedimet. Viti 2020 është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti kçk’ nis punën në 7 qytete metodologjia e re e zgjerimit paketa anti-kçk taulant balla anti kçk’ nis punën në 7 qytete metodologjia e re e zgjerimit paketa anti-kçk taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 09:18

Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimi...