Rama flet për linjën ajrore Prishtinë- Beograd: Po ta kisha thënë unë do më ‘prisnin kokën’ (VD)
6 Shkurt 2020, 10:24Nga DOSJA
SHBA- Teksa ka folur për shengenin Ballkanik, kryeministri Rama në Këshillin e Atlantikut është ndalur tek marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për linjë ajrore. Sipas Ramës kjo është pozitive në raport të lëvizjes së lirë mes dy vendeve, por sipas tij, nëse do ta kishte thënë ai këtë gjë, do ti kishin “prerë kokën”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Sipas studimit të BB, koha e pritjes në kufijtë e Ballkanit për njerëzit dhe mallrat është më shumë sesa 1 mijë vjet. Pra çfarë dreqin duhet të mendohesh, si nuk e kupton që ta shkurtosh këtë kohë është e mirë për të gjithë.
Është interesante që ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të rivendosur fluturimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Të gjithë në Prishtinë përgëzuan edhe unë e përgëzova, por po ta kisha thënë unë, po ta kisha thënë, jo bërë ndoshta nuk do isha këtu sepse do më kishin prerë kokën. Pra ka shumë mentalitet që duhet të ndryshojmë.
Kryeministri Edi Ramagjatë vizitës në Washington zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin pas dëmeve të tërmetit tragjik. Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Për anti- KÇK Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët që s’justifikojnë pasurinë, dalin jashtë sistemit
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Kryeministri Rama në Këshillin e Atlantikut, ndër të tjera foli edhe për konferencën e donatëorëve për tërmetin, e cila do të mbahet më 17 Shkurt në Bruks...
Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar për dy ngjarjet e fundit krininale në Shkodër. Ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka deklaruar se forca e krimit në Shkodër po ...
SHBA- Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, Kryeministri Edi Rama foli edhe për aktin normativ anti-KÇK. Rama tha se gjykatat që kemi pasur gjat...
SHBA– Kryeministri Edi Rama theksoi se qëndrimi i Francës dhe Presidentit Macron nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Nga ana tjetër kreu i qeverisë, u shpreh i zhgënj...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimi...
SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA, po zhvillon një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut, për metodologjinë e re të integrimit europian, Shen...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar se SHBA-të janë në lrah të Shqipërisë, referuar takimit mes kryeministrit Edi Rama dh...
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria shqiptare rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategji...
SHBA- Presidenti Ilir Meta ka takuar gjatë vizitës në SHBA, sekretarin amerikan të shtetit Michael Pompeo, në darkën e organizuar me Aleancën Ndërkombëtare pë...