Politike

Negociatat me Shqipërinë/ Rama: Vendet e BE kanë nivel të caktuar hipokrizie

6 Shkurt 2020, 09:22 Nga DOSJA
Negociatat me Shqipërinë/ Rama: Vendet e BE kanë nivel të

SHBA– Kryeministri Edi Rama theksoi se qëndrimi i Francës dhe Presidentit Macron nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Nga ana tjetër kreu i qeverisë, u shpreh i zhgënjyer nga vendet e BE-së, lidhur me qëndrimet e tyre ndaj anëtarësimit të Shqipërisë.

“Ajo çfarë po ndodh gjatë këtyre ditëve e bën të qartë. Nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me ata, me vendimin e tyre se çfarë duan për veten e tyre dhe procesin e zgjerimit. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie sepse do të kishte qene shumë më tepër e natyrshme dhe e ndershme që të thonin:  Ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati sepse duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Është e lehtë ti thuash një vendi si Shqipëria apo Maqedonia se nuk jeni gati. Ne nuk po flasim për tu bërë anëtarë, por për të çelur bisedimet e anëtarësimit. Na u dha me shkrim çfarë duhet të bënim dhe komisioni evropian tha që i keni përmbushur. KE ka njerëz që merren me Shqipërinë dhe flasin me fakte, ndërsa të tjerët flasin çfarë shkruhen në gazeta, por na duhet të bashkëjetojmë me këtë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Washington zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin pas dëmeve të tërmetit tragjik. Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Për anti- KÇK Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët që s’justifikojnë pasurinë, dalin jashtë sistemit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti kçk’ nis punën në 7 qytete edi rama në shba paketa anti-kçk anti kçk’ nis punën në 7 qytete edi rama në shba paketa anti-kçk

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 09:18

Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimi...