Politike

‘Gjykatat e infektuara’/ Rama nga Washtingtoni: Prokurorët dhe gjyqtarët që s’justifikojnë pasurinë, dalin jashtë si

6 Shkurt 2020, 09:39 Nga DOSJA
‘Gjykatat e infektuara’/ Rama nga Washtingtoni: Prokurorët dhe

SHBA- Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, Kryeministri Edi Rama foli edhe për aktin normativ anti-KÇK. Rama tha se gjykatat që kemi pasur gjatë këtyre viteve dhe ende kemi, janë të infektuara nga krimi i organizuar. Kreu i qeverisë, siç paralajmëroi edhe me herët, deklaroi se prokurorët  dhe gjyqtarët që nuk justifikojnë dot pasurinë, do të dalin jashtë sistemit.

“Gjykatat që kemi pasur gjatë këtyre vviteve dhe ende kemi janë të infektuara nga krimi i organizuar. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që përveç se bashkëpunojnë, janë pjesë e krimit të organizuar. Tashmë kemi dhe SPAK dhe që është ngritu pësr këtë qëllim. Këto çështje do të gjykohen në gjykatë nga persona që kanë kaluar vettingun. Anti – KÇK s’mund të  bëhej pa instutiucionet e tjera. Ne jemi në vijim të procesit të vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët do të dali jashtë sistemit nëse nuk justifikojnë pasurinë.Policia ka një listë të personave të dënuar”, deklaroi Rama nga SHBA.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Washington zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin pas dëmeve të tërmetit tragjik. Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Për anti- KÇK Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët që s’justifikojnë pasurinë, dalin jashtë sistemit

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në shba edi rama në shba

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 09:18

Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimi...