Politike

Fatura e dëmeve të tërmetit, Rama: Ndihma nga Konferenca e Donatorëve do të jetë larg asaj që duhet (VD)

6 Shkurt 2020, 10:02 Nga DOSJA
Fatura e dëmeve të tërmetit, Rama: Ndihma nga Konferenca e

SHBA– Kryeministri Rama në Këshillin e Atlantikut, ndër të tjera foli edhe për konferencën e donatëorëve për tërmetin, e cila do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

Ai u shpreh se shpreson te Konferenca e Donatorëve, por është i ndërgjegjshëm që ndihma që do të marrin është larg asaj që duhet, pasi shifra e dëmit është tepër e lartë.

“Dëmet janë përtej një miliard euro që për ekonominë shqiptare janë shumë. Por objektivi ynë është të rindërtojmë gjithcka, por jo të shkurtojmë projekte të rëndësishme. Jemi në pritje të Konferencë së Donatorëve, do të marrim ndihmë, por e di se do të jemi larg parave që na duhen, por kemi një plan tjetër”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij ai u pyet edhe për vizitën në zonën e konfliktit në Ukrainë, ku ishte në cilësinë e drejtuesit të Presidencës së OSBE-së.

“Zona e konfliktit në Ukrainë është ferri mbi tokë. Ka një lumë të vogël që ndan dy zonat në konflikt. Do të ishte mirë të conim të rinj të llastuar për të parë se cfarë po ndodh në kontinentin tonë” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Washington zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin pas dëmeve të tërmetit tragjik. Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Për anti- KÇK Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët që s’justifikojnë pasurinë, dalin jashtë sistemit

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në shba fatura e termetit te 26 nentorit 2019 edi rama në shba fatura e termetit te 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 09:18

Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimi...