Politike

Takimi i Ramës me Pompeon, ambasada e SHBA-ve: Jemi pranë Shqipërisë, përgëzime për Reformën në Drejtësi dhe Zgjedhore

6 Shkurt 2020, 08:59 Nga DOSJA
Takimi i Ramës me Pompeon, ambasada e SHBA-ve: Jemi pranë

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar se SHBA-të janë në lrah të Shqipërisë, referuar takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Shtetit Michael R.Pompeo. Në një status në profilin zyrtar në Facebook, ambasada shkruan se gjatë takimit është diskutuar mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Shqipëria.

Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dje në Uashingon. Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Shqipëria. Sekretari nënvizoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe përpjekjet e vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Sekretari gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për të ndarë barrën e detyrimeve në NATO, për luftën ndaj aktivitetit keqdashës të Iranit dhe për marrjen përsipër të një roli udhëheqës rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimeve të së ardhmes,”– shkruhet në njoftim.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një ditë më parë një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Michale Pompeo. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ka folur me Pompeo për rindërtimin, paketën anti-KÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë Serbi. Vetë Pompeo e quajti Shqipërinë aleat të SHBA për partneritetin e tij të palëkundur dhe rolin e saj si udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama michael pompeo rama takon mike pompeon edi rama michael pompeo rama takon mike pompeon

Sondazh

Poll