Politike

Betimi i gjyqtarëve tek Meta…ligjet miratojnë ndryshimet, presidenti ka 10 ditë afat, më pas e merr shkresën me Postë

6 Shkurt 2020, 11:02 Nga DOSJA
Betimi i gjyqtarëve tek Meta…ligjet miratojnë ndryshimet,

TIRANË- Pas ngërçit që përfshiu presidencën dhe Gjykatën Kushtetuese me organizimin e ceremonisë së betimit për Arta Vorpsin, e cila zgjodhi të betohej pranë një notereje, Komisioni i Ligjeve ka vendosur që ndryshojë ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Me ndryshimet e miratuara sot në këtë Komision, nëse presidenti i Republikës nuk organizon ceremoninë e betimit brenda një afati kohor, atëherë, betimi mund të dërgohet tek zyra e tij me shkrim.

Këto ndryshime u propozuan më 10 dhjetor 2019, pas hezitimit të presidentit Ilir Meta, për të organizuar ceremoninë si në rastin e Arta Vorpsit, e cila pasi presidenti nuk e ftoi për t’u betuar, shkoi dhe u betua tek noterja. Me ndryshimet e reja, presidenca ka një afat 10-ditor për të organizuar ceremoninë e betimit.

Nëse ky afat shkelet, atëherë anëtarit i lind e drejta për t’u betuar në një tjetër vend dhe mund t’ja dërgojë me postë presidencës. (Drafti i plotë)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arta vorpsi betimi tek meta arta vorpsi betimi tek meta

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2020, 09:18

Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimi...